International Trauma Tele-Grand rounds

INTERNATIONAL TRAUMA TELE-GRAND ROUNDS

 

International Trauma Tele-Grand Rounds (ITTGR) është një veprimtari edukative e organizuar prej University of Miami Miller School of Medicine, Florida, SHBA. Kjo veprimtari grumbullon mjekë traumatologë nga shtete të ndryshme të botës të cilët diskutojnë cdo javë raste klinike ose probleme të ndryshme lidhur me traumën ose mjeksinë e urgjencës. Eventi zhvillohet çdo ditë të premte në orare të alternuara – një javë duke nisur nga ora 14:00 dhe javën pasardhëse duke nisur nga ora 18:00.

Eventi zhvillohet në gjuhën angleze në formatin e një klase virtuale, kur gjithë pjesëmarrësit mund të komentojnë, bëjnë pyetje dhe japin përgjigje për temat e diskutuara. Tema e javës lajmërohet ditën e premte në mëngjes nga koordinatori ose ndihmes koordinatori rajonal i telemjeksisë. Rekomandohet të ndiqet nga mjekët kirurgë, ortopedë, mjekët e shërbimit të urgjencës, mjekë specializantë të specialiteteve të mësipërme, studentë, infermierë, etj. me njohuri të gjuhës angleze që i mundëson, të paktën, dëgjimin dhe kuptimin e temave të diskutuara.