Përdorimi efektiv i një sondazhi uebinarik


Sondazhi është një mjet i shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth audiencës sonë. Si mjete uebinarike, sondazhet janë një strategji e shkëlqyer për të mbajtur vëmendjen e publikut gjatë seancës uebinarike, për të mësuar më shumë në lidhje me të dhe ta shëndrojmë uebinarin në përvojë përmbushëse. Në këtë drejtim, sondazhet gjithashtu u lejojnë pjesëmarrësve të shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat e tyre me ato të studentëve të tjerë të uebinarëve. Ju pastaj mund të ndani rezultatet interesante që keni fituar në seancën uebinarike  në rrjetet sociale, të rrisni interesin për uebfaqet tuaja dhe të tërheqni audienca të reja.

Sondazhet uebinarike mund të përdoren për:

- Marjen e informacioneve të rëndësishme për auditorin tuaj dhe ta përshtatni ligjeratën sipas 
   interesave të veçanta të publikut;
- Të mundësojë audiencën të zgjedhë atë që do të përqendroheni gjatë prezantimit;
- Të bëni pyetje me një ose më shumë përgjigje të mundshme, si dhe pyetje të hapura për të fituar
  njohuri të thella për një temë të caktuar;
- Formulimi i pyetjeve që mundësojnë testimin e (para) njohurive të audiencës për një temë
  specifike ose për atë që kanë mësuar përmes uebinarit;
- Ndarja e menjëhershme e rezultateve dhe analiza për sjelljen e vendimeve bazuar në fakte.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth bërjes së uebfaqeve interaktive edukative, na vizitoni në Prowebsee Project.