Përdorimi i uebinar veglave vizatimore për bashkëpunim efektiv online


Uebinaret janë një mjet i shkëlqyer për të mësuar online, por shumë përdorues kufizojnë përvojën e tyre nga videokoneferenca uebinarike, duke mos  përfituar nga mjetet e shumta për bashkëveprim dhe bashkëpunim online. Shumë pedagogë  ndjekin parimet  tradicionale, mënyrën didaktike të organizimit  të ligjeratave uebinarike, duke injoruar faktin se mjetet e caktuara uebinarike I tejkalojn  jo vetëm kufijtë konvencional të të mësuarit nga distanca, por edhe të ligjeratave te realizuara ne klasë.

Programet e ndryshme uebinarike ofrojnë mundësi të ndryshme për online bashkëpunim, brainstorming, shkëmbim të ideve dhe mësim. Një mjet i tillë është "Tabela" si një mjet standard që ofron mundësi të reja për online bashkëpunimin.

Tabela është një mënyrë e mirë për të përfshirë pjesëmarrësit përmes ilustrimeve ose tekstit dhe për t'u mundësuar atyre të marrin pjesë aktive në procesin e të mësuarit. Tabela uebinarike  ofron mundësi për:
 
  • bashkëpunimi përmes vizatimit;
  • brainstorming përmes mjeteve të ndryshme - formave, tekstit dhe të ngjashme;
  • kontributi i çdo pjesëmarrësi është i shënuar, kështu që edukatori ka një panoramë të veprimtarisë së secilit pjesëmarrës;
  • puna mund të ruhet dhe të shqyrtohet në fund të seancës uebinarike;
  • shënimet e regjistruara mund t'i dërgohen pjesëmarrësve përmes e-mailit  pas uebinarit.
Nëse jeni të interesuar të eksploroni potencialin e të mësuarit online përmes uebinarëve, regjistrohuni për pjesëmarrje në uebinaret  të organizuar nga Prowebsee Project.