Uebinar: forma më efektive e online mësimit


Mësimi në internet është vazhdimisht në zhvillim dhe në vitet e fundit është bërë forma më e njohur  e mësimit nga distanca. Inovacionet teknologjike vazhdimisht përdoren për të zhvilluar këtë formë të edukimit dhe numri i njerëzve të përfshirë në mësimin online është vazhdimisht në rritje. Këto zhvillime janë rezultat i disa faktorëve - nevoja për të zhvilluar vazhdimisht aftësitë ekzistuese dhe të mësojnë të reja, si dhe përfitimet e online mësimit . Uebinarët, në këtë kuptim, janë bërë një komponent kyç i të mësuarit online nga distanca.

Pasi u prezantua për herë të parë në vitet 1990 si një online mjet për video konferenca, uebinarët u pranuan relativisht shpejt nga sektori i biznesit ne nivel global. Karakteristikat e tyre të veçanta (ndërveprimi i drejtpërdrejtë, online mjetet e bashkëpunimit) u njohën si të dobishme për qëllime edukimi dhe programe (softuer) edukative shumë shpejt u zhvilluan.

Efektiviteti uebinarite qëndron në fokusin e tyre për bashkëveprim online, bashkëpunimit dhe rrjetizimit, i mbështetur nga një paletë e gjerë të mjeteve që janë të përshtatura preferencave të ndryshme dhe nevojave të të mësuarit.

Sot uebinaret  janë pjesë përbërëse e mësimit online, të përdorura nga llojet e ndryshme të ofruesve të arsimit (universitetet, shkollat ​​private, sipërmarrësit) që operojnë në nivel global, duke siguruar mundësi te rëndesishme edukative për të rinjtë dhe të rriturit në mbarë botën duke mbështetur zhvillimin e mësimit gjatë gjithë jetës.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e bashkësisë globale të të mësuarit në online, shikoni mundësitë arsimore të ofruara nga Prowebsee Project.