Si mund të të ndihmojë mësimi online për të qenë i suksesshëm në një intervistë pune?


Intervista për punë është një fazë e rëndësishme në procesin e aplikimit për punë, ku ju duhet prezantuar veten si kandidat kompetent dhe i sigurt ne vete për pozicionin. Shumë shpesh kandidati që merr punën nuk është me i arsimuari apo më me përvojë, por personi i cili në mënyrë efektive do të tregojë vetbesim në drejtim të aftësive dhe përvojës së tij  si dhe  lidhjen  tyre me kërkesat e pozitës në mënyra sa më efektive.

Shumë të rinj përballen me pasiguri dhe ankth kur duhet të shkojnë në një intervistë për punë. Këto, megjithatë, ndonjëherë mund të pengojnë përpjekjet  për të paraqitur në mënyrë adekuate kapacitetet e tyre për pozicionin aktual të punës.

Përgatitja për intervistë për një intervistë pune, aspektet e ndryshme që ne komunikojmë me mjedisin (komunikimi verbal dhe joverbal (qëndrimi, veshjet, gjestet dhe shprehjet e fytyrës) janë studiuar gjerësisht brenda shkencave shoqërore dhe sot kemi trajnime të ndryshme që mund të na ndihmojnë ne në permirsimin e aftësive tona të komunikimit dhe aftësitë e vetë-prezantimit. Shumë prej këtyre mundësive ekzistojnë edhe në të mësuarit online. Edhe pse ka online video ligjërata që ju mund të përdorni, një mundësi e re e dobishme janë uebinaret  edukative.
 
Uebinarët ju japin mundësinë të angazhoheni në komunikim të drejtpërdrejtë me një ekspert / edukator i cili mund t'ju ofrojë mentorim  personal në procesin e rritjes së aftësive tuaja. Uebinarët gjithashtu ofrojnë një mundësi për të njohjur  dhe shkëmbier përvoja me të rinjtë e tjerë të cilët përballen me vështirësi gjatë intervistës për punë. Uebinarët janë të shkëlqyera sepse ju mund të praktikoni teknikat derisa mentori juaj drejtpërdrejtë ju ndjek dhe ju jep sugjerime rreth aspekteve të prezantimit tuaj që duhet përmirësuar.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë për mënyrat në të cilat mund të përmirësoni intervistat tuaja për punë, regjistrohuni për një uebinar të organizuar në kuadër të projektit Prowebsee.