DeSo/ Shpallje për organizatorë lokal


Development Solutions (DeSo) është duke e zbatuar prokektin Promoting Webinar-Based Youth Non-Formal Education in Southeast Europe. Ky projekt mbështetet nga programi i Erasmus+ dhe financohet nga Komisioni Evropian. Në kuadër të projektit DeSo do të organizojë një seri të vebinarëve (seminare që zhvillohen nëpërmjet internetit) që u kushtohen personave prej 17 deri 30 vjeç. Për këtë qëllim, DeSo kërkon të angazhojë organizatorë lokal të projektit nga disa qytete të Maqedonisë.
 
Organizatorët lokal duhet të kyçen në procesin e promovimit të vebinarëve dhe në identifikimin dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve në vebinare (seminare online). Angazhimi do të bëhet për një periudhë të caktuar. Organizatorët lokal do të jenë të lirë t’i krejnë obligimet në kuadër të angazhimit në kohën kur ju përshtatet. Ata do të fitojnë varësisht sa persona do të zgjedhin. Përparsi kanë personat e moshës prej 18 deri 25 vjet. Është e dëshirueshme që një pjesë e organizatorëve të flasin gjuhën shqipe.
 
Nëse jeni të interesuar dërgoni CV tuaj në info2@deso.mk.